Rama publikon pamjet nga Syri i Kaltër: Infrastrukturë e re për këmbësorët dhe çiklistët

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 08:48 | Aktualitet
Rama publikon pamjet nga Syri i Kaltër: Infrastrukturë e re për

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar pamjet nga infrastruktura e re e Syrit të Kaltër, e cila sipas tij ka ndryshuar rrënjësisht për këmbësorët dhe çiklistët. Rama thekson se  Parku Natyror është zgjeruar me 290 hektarë.

“Mirëmëngjes dhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë që ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt Syrit të Kaltër, të cilit tashmë ia kemi zgjeruar zonën e mbrojtur, me statusin e Parkut Natyror prej 290 hektarë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos