GJKKO lë në burg Vangjush Dakon

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 16:47 | Kronikë
GJKKO lë në burg Vangjush Dakon

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO) ka lënë në burg ish kryebashkiakun Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Ish-numri një i qytetit të Durrësit ka qenë i pranishëm sot në sallën e gjyqit, ku ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ai ka pretenduar se ka zbatuar ligjin dhe se ka firmosur mbi akte të përgatitura nga specialistët. Përmes avokatit, Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Ndërkohë, për topografin Adrian Bulku, GJKKO vendosi “arrest në shtëpi”, teksa masë më të lehtë togat e zeza dhanë edhe për një nga pjesëtaret e grupit të punës për tenderin për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”, Diana Dedja. Ndaj kësaj të fundit u caktua “detyrim paraqitje”.

Kallëzimi i parë për Dakon është bërë nga banorët e një pallati në lagjen numër 5, godinë e cila u bë e pabanueshme pas tërmetit të vitit 2019. Sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi pallati përfundoi me 4 kate shtesë.

Kallëzimi i dytë është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj, sipas të cilit, Dako shpërdoroi fondet publike për një rrugë që u tenderua, por nuk u realizua. Padia e Xhaferrajt mbështetet edhe nga dy raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku për projektin e rrugës së Plazhit nga Bërryli deri në Currila, i është shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në shumën 18 milionë lekë. Sipas SPAK, Vangjush Dako, jo vetëm nuk ka marrë masa për Kontrollin e Komisionit të Llogaritjes së Fondit Limit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga ky komision, çka i është shkaktuar dëm shtetit në vlerën 18 milionë Lekë.

Pas fletë-arrestit të firmosur nga SPAK, Dako u dorëzua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e 6 qershorit,  duke u vënë në dispozicion të drejtësisë dhe hetimeve të nisura ndaj tij.

“Arrest me burg”
Vangjush Dako
Fiqiri Farruku
Adnand Toçila

“Arrest shtëpie”
Adrian Bulku
Ferzilet Hajderi
Meri Semin

“Detyrim Paraqitje”
Djana Deda (A2 Televizion)

Masat e dhëna nga GJKKO
https://a2news.com/2023/06/08/gjkko-le-ne-burg-dakon-flet-avokati-po-hetohet-per-nje-fakt-penal-historik-vendimin-do-ta-ankimojme/
https://a2news.com/2023/06/08/perfundon-seanca-ndaj-dakos-ish-kryebashkiaku-kam-zbatuar-ligjin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos