
Një 22-vjeçar është vënë nën akuzë nga autoritetet në Singapor pasi la ambientet e karantinës ku po qëndronte 30 minuta më herët.
Tay Chun Hsien ishte urdhëruar të qëndronte i izoluar në banesën e tij deri më datë 22 prill në mesditë, por tashmë akuzohet se në orën 11:30 nuk ka qenë aty.
Nuk dihen arsyet se pse ai është izoluar apo ku vajti pasi doli nga shtëpia, por autoritetet në Singapor prej disa javësh po urdhërojnë dhe kontaktet e rasteve të konfirmuara me koronavirus të qëndrojnë në shtëpi dhe i kontrollojnë ata me thirrje video në kohë të ndryshme.
Tay, i cili tashmë është akuzuar në bazë të Aktit të Sëmundjeve Infektuese tregon se ka për qëllim ta shpallë fajtor veten. Nëse ai dënohet rrezikon 6 muaj burg ose 7 mijë dollarë gjobë. (A2 Televizion)