Mbi 220 viktima të tjera nga koronavirusi në Gjermani

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 08:30 | Bota
Mbi 220 viktima të tjera nga koronavirusi në Gjermani

Gjermania vijon të ketë një numër pothuajse konstant të viktimave dhe të të prekurve të rinj në 24 orë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Instituti Robert Koch njofton se në ditën e fundit u regjistruan 227 viktima të tjera nga koronavirusi ndërsa 2337 persona u infektuan me virusin e ri vdekjeprurës.

Edhe pse Gjermania konsiderohet si një ndër vendet që është përballur më mirë me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 ajo regjistron 5321 viktima dhe mbi 150 mijë persona të prekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos