Kina raporton ulje drastike të numrit të të prekurve me koronavirus

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 08:55 | Bota
Kina raporton ulje drastike të numrit të të prekurve me

Autoritetet kineze raportuan vetëm 6 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, krahasuar me 10 që ishin një ditë më parë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 82,804.

Komiteti Kombëtar Shëndetësor nënvizoi se vetëm 2 nga rastet e reja me Covid-19 ishin importuar nga jashtë, ndërkohë që të enjten ishin 6.

Numri i pacientëve të rinj asimptomatikë, të cilët janë të infektuar me virusin, por nuk shfaqin simptoma u rrit në 34 nga 27 të raportuar një ditë më parë.

Bilanci i viktimave mbetet i pandryshuar në 4,632. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos