Gjoni: Në Parlament nuk do të kalojë asnjë pseudoreformë

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 14:18 | Politikë
Gjoni: Në Parlament nuk do të kalojë asnjë

Deputeti Ralf Gjoni, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se nuk do të votojë një Reformë Zgjedhore pa standarde, që sipas tij do të shërbejë që “Lulzim Basha të kthehet në jetën institucionale”.

“Produkti që do të dalë nga ajo tryezë duhet të kalojë në komision dhe nuk kemi ndërmend të kalojmë një pseudoreformë që vetëm e vetëm Lulzim Basha të kthehet në jetën institucionale. Unë nuk do të lëshoj në standardin e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Pa votën tonë nuk kalon asgjë në Parlament. Aktualisht, shtetet serioze respektojnë institucionet e vendit dhe mësimi më i hidhur për ata që u larguan është që vija e kuqe e injorimit të institucioneve nuk mund të kalohet në demokraci”, deklaroi Gjoni.

Në lidhje me aksionin e Metës, Gjoni u shpreh: “Çdo ekspert ligjor e ka të qartë se presidenti nuk e ka të drejtën të shpërndajë Parlamentin. Kjo është e qartë. Populli nuk përfaqësohet përmes presidentit, por përmes deputetëve në Parlament. Për këtë arsye duam hapjen e listave për t’ia kthyer sovranitetin popullit duke zgjedhur deputetët që dëshiron”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos