
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi raportin e fundit të “Freedom House”, ku Shqipëria kishte humbur 1 pikë për këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar.
“Sipas “Freedom House”, Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet
me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim!”, shkruan Basha në një reagim në Twitter. (A2 Televizion)