
Një gjykatës amerikan vendosi të bllokojë urdhrin për vaksinimin e detyruar kundër koronavirusit të punonjësve të shëndetësisë, në të gjitha shtetet amerikane.
Urdhri u vendos nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, dhe ai duhej të niste të zbatohej javën e ardhshme.
Vendimi i gjyqtarit, Terry Doughty, zgjeron atë që u lëshua të hënën nga një gjykatë federale në Misuri, i cili fillimisht shtrihej vetëm në 10 shtete. (A2 Televizion)