“Ka ardhur momenti për të vepruar. Nuk ka më kohë për të reformuar Francën, duhet ta shpëtojmë atë”. Këto fjalë përmbyllën takimin e fundit me të cilin gazetari Eric Zemmour shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze.
Zemmour, që prej dekadash përfaqëson publicistikën e ekstremit të djathtë në Francë, prej kohësh me pretekstin e prezantimit të librit të tij kishte filluar xhiron e vendit duke shpalosur platformën politike, që më shumë se me propozime ka qenë e mbushur gjithmonë me akuza kontroverse ndaj disa prej temave sociale më të nxehta, si multikulturalizmi, feminizmi dhe emigracioni, dhe veçanërisht praninë e komunitetit islam në Francë.
“Ka ardhur momenti për të vepruar”. Këto fjalë përmbyllën takimin me të cilin gazetari Eric Zemmour shpalli zyrtarisht kandidaturën në zgjedhjet presidenciale franceze Zemmour prej dekadash përfaqëson publicistikën e ekstremit të djathtë në Francë “Jemi të huaj në vendin tonë”, është një nga sloganet e Zemmour, që flet për një projekt që si objektiv ka, sipas tij, zëvendësimin etnik të francezëve në favor të emigrantëve Por disa gafa të pafalshme po rrezikojnë seriozisht popullaritetin e tij. Fillimisht në një panair të sigurisë i drejtoi disa gazetarëve një automatik Gafë tjetër ndodhi në Marseje, duke i treguar gishtin e mesëm një gruaje që e kritikonte në të njëjtën mënyrë Përgjegjësja e fushatës se tij, 28-vjeçarja Sarah Knafo, është shtatzënë me kandidatin 63-vjeçar, por ata nuk janë formalisht të martuar
“Jemi të huaj në vendin tonë”, është një nga sloganet e Zemmour, që shpesh herë ka folur për një projekt misterioz që si objektiv ka, sipas tij, zëvendësimin etnik të francezëve të bardhë dhe të krishterë në favor të emigrantëve.
Mitet e tij, të cituar edhe në videon ku zyrtarizon kandidaturën, janë Jean d’Arc, Luigji i 14-të, Napoleoni dhe normalisht gjenerali De Gaulle.
Me javë para zyrtarizimit, mediat franceze e kishin vënë ato në sondazhet për president, ku ai rezultonte i dytë pas presidentit aktual, Emmanuel Macron.
Por disa gafa të pafalshme po rrezikojnë seriozisht popullaritetin e tij. Fillimisht në një panair të sigurisë i drejtoi disa gazetarëve një automatik, shaka pa kripë kjo sipas mediave, nga momenti që ai deklaron shpesh që disa media duhen zhdukur.
Gafë tjetër ndodhi në Marsejë, qytet shpesh herë i sulmuar nga Zemmour që e cilëson si “metropol arab, dhe shembull sesi do të jetë e gjithë Franca në qoftë se nuk ndërhyhet”. Për të shmangur grupet e shumta antifashiste që e kritikojnë, takimi i tij me elektoratin u shndërrua në një ecje të shpejtë ku ai preferoi mos t’i fliste askujt, dhe përndryshe të fliste me gjeste, duke i treguar gishtin e mesëm një gruaje që e kritikonte në të njëjtën mënyrë.
Edhe nga ana morale Zemmour, që përkrah elementet më tradicionale të familjes, nuk duket në sinkron me to. Përgjegjësja e fushatës se tij, 28-vjeçarja Sarah Knafo, është shtatzënë me kandidatin 63-vjeçar, por ata nuk janë formalisht të martuar.
Kjo seri ngjarjes kanë bërë që disa nga mbështetësit e tij më të hershëm, për arsyeje të ndryshme, e kanë braktisur tashmë, duke i hequr edhe fondet për fushatën. (A2 Televizion)