
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për ekstradimin e kinezit Liangbin Chen. Më herët, për ekstradimin e tij kishte dhënë vendim Shkalla e Parë dhe Apeli i Tiranës.
Chen u arrestua në korrik, në Rinas, për llogari të drejtësisë kineze, e cila e akuzon për “mashtrim me pasoja të rënda”.
Sipas tyre, ai ka vjedhur 140 milionë dollarë përmes mashtrimit kompjuterik. (A2 Televizion)