Gjykata e Lartë lë dosjen e Adriatik LLallës në duart e Gjykatës së Posaçme

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 16:18 | Aktualitet
Gjykata e Lartë lë dosjen e Adriatik LLallës në duart e

Gjykata e Lartë i dha fund dëshirës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të “shpëtuar” nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme.

Një Kolegj Penal i shkallës së tretë të gjyqësorit vendosi se Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për gjykimin e Llallës në lidhje me akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, Llalla kundërshtoi vendimin e Apelit që i risekuestroi pasuritë dhe kërkoi shpallje të moskompetencës, me pretendimin se vepra penale për të cilën akuzohej duhet të gjykohej nga Gjykata e Tiranës.

Argumentet e tij nuk kanë bindur gjyqtarët e Lartë, që lanë dosjen në duart e të Posaçmes. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi një kërkesë të Llallës për përjashtim nga gjykimi i kryesueses Daniela Shirka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos