
Pavarësisht situatës mjaft të rënduar dhe numrit shumë të lartë të infektimeve ditore me Covid-19 në vendin tonë, korçarët duken indiferentë ndaj këtij realiteti. Siç duket në këto pamje, ata mblidhen në sportele për të paguar faturat e ujit.
Bie në sy që radhën e krijojnë shtresa më e rrezikuar nga ky virus, ku edhe fatalitetet për jetën janë më të larta.
Edhe pse vendi është prej një viti në këtë situatë pandemike, ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen e distancës dhe shmangien e grumbullimeve brenda një ambienti të vogël, thuajse nuk ekziston. (A2 Televizion)