
Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve, dosjen ndaj ish-drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, i arrestuar për korrupsion më 3 prill të vitit të kaluar.
Bashkë me të, SPAK mori si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës, Florian Ahmetaj.
Sipas hetimeve, drejtori i burgut 313, Eduard Struga, në bashkëpunim me shefin e logjistikës, Florin Ahmetaj, i kanë marrë shtetasit I. Paço, si përfitim i parregullt një shumë prej 457 000 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP.
Eduard Strugaj dhe Florin Ahmetaj, akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. (A2 Televizion)