Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 09:11 | Kronikë
Përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku për pasojë një person mbeti i plagosur ndërsa kalonte rrugën.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “5 Maji”. Sipas dëshmive në aksident u përfshinë dy makina që më pas goditën dhe kalimtarin.

I plagosuri është dërguar për të marrë ndihmë në spital ndërsa policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar dinamikën e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos