
Interpol Tirana ekstradoi drejt vendit tonë ish-anëtarin e bandës së Durrësit Indrit Taullai. 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Posaçme po e heton atë për vrasjen e Klodjan Saliut dhe si organizator për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të vitit 2005. Taullai u arrestua në Prizren më 6 dhjetor në një qendër tregtare, vetëm 1 ditë pasi ishte futur në territorin e Kosovës.
Më herët, Gjykata e Posaçme e Apelit kishte lënë në arrest me burg Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishajn, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, dhe bashkëpunëtorin e drejtësisë Luftar Reçin.
I vetmi i shpallur në kërkim për vrasjet është Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit. Në Dubai, si i përfshirë në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara ndërsa pak kohë më parë, SPAK i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat dhe kërkesën për sjelljen e Dervishajt në Shqipëri.
Vrasjet e vitit 2005 patën mbetur pa autor deri në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, kur Luftar Reçi, i cili ndodhet në burg për një tjetër vrasje, pranoi të rrëfehej duke treguar gjithë dinamikën e ngjarjeve. (A2 Televizion)