U hodhi lëndë djegëse në trup fqinjëve, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 15:49 | Kronikë
U hodhi lëndë djegëse në trup fqinjëve, arrestohet

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi u hodhi lëndë djegëse në trup fqinjëve të tij, duke u shkaktuar dëmtime.

Policia njofton se shtetasi me iniciale Ç. Z., dyshohet që ishte nën efektin e alkoolit dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta ka djegur dy fqinjët e tij me iniciale S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Shënkoll" të qytetit të  Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos