Gjykata e Prishtinës nxjerr nga burgu ish-zyrtarin serb të policisë, Dejan Pantiç

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 12:32 | Kosova
Gjykata e Prishtinës nxjerr nga burgu ish-zyrtarin serb të

Ish-zyrtari serb i policisë në veri të Kosovës, Dejan Pantiç, ka dalë nga burgu, këtë të mërkurë. Mësohet se Gjykata e Prishtinës ka ndryshuar masën e sigurisë për Pantiç nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Ai u vu në pranga më 10 dhjetor pasi akuzohet se ka organizuar sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor. Arrestimi i tij u shoqërua me protesta nga grupet serbe, të cilat më pas sollën vendosjen e barrikadave në veri.

Për trajtimin e Pantiç në paraburgim u ngritën edhe akuza nga zyrtarët serbë, por ato u mohuan më pas nga Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës. Lirimi i tij nga burgu ishte një nga kushtet e Listës Serbe për largimin e barrikadave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos