
Shërbimi i Serbisë për Siguri dhe Informim bën me dije se ka arrestuar një shtetas të nacionalitetit shqiptar me inicialet A.B. nën akuzën e terrorizmit.
Sipas të dhënave paraprake, shqiptarit i janë sekuestruar një sasi e madhe armatimi, ku përfshihen 10 pushkë, një snajper, një kilogram eksploziv, si dhe municione.
Autoritetet serbe deklarojnë se armët janë siguruar në mënyrë ilegale dhe kishin si destinacion Kosovën dhe Metohinë.
Shqiptari i ndaluar është dërguar në paraburgim, ku do të qëndrojë 48 orë deri në caktimin e masës së sigurisë për të. (A2 Televizion)