Osmani me veshje ushtarake: Domosdoshmëri forcimi i kapaciteteve mbrojtëse

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 11:19 | Kosova
Osmani me veshje ushtarake: Domosdoshmëri forcimi i kapaciteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar, këtë të mërkurë, Forcat e Sigurisë së Kosovës ku është shfaqur me veshje ushtarake.

Osmani tha se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër. “Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet  autoritare hegjemoniste. Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës u shpreh se është dosmosdoshmëri forcimi i kapaciteteve mbrojtëse.

“Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin. Është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë. Ju shquheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet”, u shpreh presidentja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos