Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen stafi dhe pasagjerët

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 10:17 | Kosova

Një alarm për bombë është dhënë, mëngjesin e sotëm, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Njësitë antieksploziv dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë evakuimin e stafit dhe pasagjerëve, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sipas Policisë, mbyllja e përkohshme e aeroportit ka ndodhur për shkak të një kanosjeje me mjete shpërthyese.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.”

Policia e Kosovës

Pak më parë, zëdhënësja e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka informuar se kanë pranuar kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli, sipas saj, janë evakuar dhe janë të sigurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos