Vijojnë masat e Gjykatës së Tiranës ndaj protestuesve të gjashtë ditëve të fundit.
Pas masave të vendosura gjatë ditës, ndër të tjerat 4 me “arrest në burg”, Gjykata ka shpallur disa masa të reja.
Gjykatësit kanë vendosur 4 masa “arrest me burg” me 10 ditë, 1 “arrest me burg” për 15 ditë, 12 masa arresti shtëpie, ndërkohë që 26 persona kanë marrë masën “detyrim paraqitje”.
Në total, sot janë vendosur nga Gjykata e Tiranës masa sigurie për 67 persona të pranishëm në protestat e pasuara pas vrasjes së Klodian Rashës. (A2 Televizion)