Një fitore për shekullin XVIII, anija me vela kap narko-nëndetësen

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 14:22 | Bota

Një fitore e vogël e teknologjisë së shekullit XVIII kundër shpikjeve kriminale të fundshekullit XX. Një varkë e madhe me vela, që i përket Marinës së Ekuadorit arriti të kapte javën e kaluar një të ashtuquajtur narko-nëndetëse, një mjet lundrimi të prodhuar në mënyrë artizanale për të transportuar lëndë narkotike.

Sipas ushtrisë ekuadoriane, aksioni antidrogë u realizua në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kolumbisë. Ushtria njoftoi se varka me vela, e cila përdoret zakonisht për t’u mësuar bazat e lundrimit kadetëve, pikasi një narko-nëndetëse në ujëra ndërkombëtare mes zonave ekskluzive ekonomike të Kolumbisë dhe Ekuadorit.

https://a2news.com/2021/09/07/lumi-i-kokaines-a2-cnn-ne-ekuador-si-funksionon-trafiku-i-droges-nga-guayaquil-ne-shqiperi/

Brenda saj, ndodheshin 3 kolumbianë dhe 1 ekuadorian, të cilët u arrestuan, por nuk u dha një shifër sa i përket sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar.

Anija me vela, 78 metra e gjatë, kishte dalë në det për kurs, kur pikasi nëndetësen dhe e detyroi të ndalonte. Anija, e quajtur “Guayas”, ka 36 detarë si pjesë të ekuipazhit dhe mund të mbajë deri në 80 kadetë.

Shumica e narko-nëndetëseve janë në fakt varka me pjesën e sipërme të mbuluar, që arrijnë të qëndrojnë gjysmë të zhytura. Ato u shpikën nga kartelet kolumbiane të drogës në fund të viteve 1990, si mënyrë për të shmangur patrullat amerikane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/25/narko-nendeteset-kolumbiane-mjeti-i-preferuar-per-transportimin-e-kokaines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos