Rumania dhe Bullgaria ashpërsojnë masat mes shifrave rekord

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 16:19 | Bota
Rumania dhe Bullgaria ashpërsojnë masat mes shifrave rekord

Bota në garë më kohën për të shuar vatrat e infektimeve me koronavirus, në prag të sezonit të dimrit.  Bullgaria, e cila shënoi ditën më të zezë që prej shpërthimit të pandemisë, me 243 viktima dhe mbi 5800 të infektuar, ashpërson kontrollet dhe masat ndëshkimore për personat që nuk kanë certifikatë shëndetësore, e që duhet të hyjnë në qendra tregtare, restorante, palestra dhe të gjitha ambientet e tjera të mbyllura.

Po ashtu Rumania, e përballur me shifra alarmante vdekjesh e rastesh ditore ashpërson masat, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës, dhe certifikatën shëndetësore. Për të pavaksinuarit do të ketë shtetrrethim gjatë natës. Bullgaria dhe Rumania janë dy vendet me nivelin më të ulët të vaksinimit në Europë, me respektivisht 20 %dhe 30.7% të popullsisë së imuizuar. -efekte-

Edhe Pekini përgatitet për luftë, për të siguruar paqen virale. 11 provinca kineze kanë nisur aplikimin e dozës së tretë për të frenuar avancimin e variantit Delta. Janë të ndaluar zhvendosjet mes rajoneve, dhe në zonat gjeografike më të prekura është në fuqi izolimi. Kina përpiqet të parandalojë më të keqen dhe të jetë gati për lojërat olimpike dimërore me Covid-in nën kontroll.

Strategjia e re anti-koronavirus mund të tejkalojë instrumentet e vaksinimit për të përqafuar ato kurative. Kompania Merk, i ka dorëzuar rregullatorit europian EMA, të dhënat e ilaçit të ri antiviral, i cili thuhet se përgjysmon shanset për hospitalizim dhe vdekje nga Covid-19. Ai mund të merret lehtësisht në forme orale, pa qenë nevoja për injeksione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos