Gjykata Kushtetuese, KED mblidhet të martën për vakancën e presidentit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 16:22 | Aktualitet
Gjykata Kushtetuese, KED mblidhet të martën për vakancën e

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do t’i dërgojë presidentit të Republikës renditjen me dy emrat kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, prej nga ai do të zgjedhë anëtarin e gjashtë të këtij institucioni.

Mbledhja e KED do të zhvillohet në orën 14:00, ku pas intervistave me dy kandidatët e lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo, do të bëhet edhe vlerësimi, pikëzimi dhe renditja e tyre.

Për këtë pozicion kishte kandiduar edhe Altin Binaj, por ky i fundit u zgjodh pak ditë më parë në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kishte kandiduar edhe për vakancën e shpallur prej  Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Momentalisht ajo ka 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos