Gjykata pranon kërkesën e Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 11:10 | Politikë
Gjykata pranon kërkesën e Rithemelimit për ndryshimet statutore

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Grupit të Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit.

Në fillim të shkurtit, Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri, nga toga e zezë që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrimin e ndryshimeve statutore të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Tashmë, në Gjykatën e Tiranës pritet të mbërrijë edhe një tjetër kërkesë për ndryshimet statutore të bëra në kuvendin e 18 dhjetorit nga Partia Demokratike.

Zbardhja e vendimit

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:
Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.
U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

***

Sipas statutit të ri është parashikuar që kryetarit të saj t’i mbarojë mandati pa të drejtë rikandidimi, në rast se partia humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe nuk rezulton forcë fituese qeverisëse. Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, statuti i ri përpiqet të bëjë të pavlefshëm kuvendin kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që çdo vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/11/miratohet-statuti-i-ri-i-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos