
Diskutimet e projektligjit për dhënien në administrim të disa zonave të parkut kombëtar të Butrintit një kompanie private, për pak sa nuk përfunduan në përplasje fizike mes deputetes së PD, Ina Zhupa dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Dy herë radhazi deputetja demokrate i hoqi ministres mikrofonin, duke detyruan kryetarin e Komisionit të Medias të kërkonte ndërhyrjen e Gardës për të qetësuar gjakrat.
Ina Zhupa kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se diskutimi i projektligjit është në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit.
Me gjithë insistimin e deputetes mbledhja nuk u ndërpre dhe ministrja sqaroi se marrëveshja nuk nënkupton heqjen dorë të shtetit parku i Butrintit.
Për të njëjtën çështje, deputetja Zhupa kishte dalë në një konferencë për shtyp pak para nisjes së komisionit, duke denoncuar marrëveshjen të cilën e cilësoi si një ngjarje të paprecedentë. (A2 Televizion)