
Blerina Gjylameti, deputete e Partisë Socialiste, në një lidhje direkte me “A2 Business”, shpjegoi pse qeveria ka vendosur të unifikojë taksën mbi gazin në 6 lekë/litër.
“2/3 e gazit të lëngshëm që tregtohej deri më sot, tregtohej pa akcizë. Pra, më tepër sesa rëndimi i xhepave të qytetarëve, ka të bëjë me luftën kundër informalitetit dhe abuzimit që ka patur në treg. Nëpërmjet skemave të ndryshme të subvencionimit, mund të futet edhe gazi i lëngshëm për familjarët”, deklaroi Gjylameti.
“Eksperienca ka treguar që është e vështirë për të përcaktuar nëse gazi i lëngshëm ka qenë për ngrohje apo për makinat. Kështu që, unifikimi i akcizës për këtë produkt ka të bëjë me abuzimet që ka patur. Rritja e çmimit do të jetë shumë e ulët dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim”, shtoi deputetja socialiste. (A2 Televizion)