Vlerësimi i Bankës Qendrore, çmimet do vijojnë të rriten, rimëkëmbja nuk po shoqërohet me punësim

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 21:09 | Ekonomi
Vlerësimi i Bankës Qendrore, çmimet do vijojnë të

Shqiptarët do vijojnë të paguajnë edhe më shtrenjtë për energjinë elektrike, naftën dhe produkteve ushqimore, së paku deri në mesin e vitit të ardhshëm, ndonëse rreziku që efektet të zgjaten edhe më tej nuk përjashtohet. Është ky parashikimi që Banka e Shqipërisë bën teksa vlerëson të mbajte të pandryshuar politikën monetare si dhe normën bazë të interesit në 0.5 për qind.

 “Çmimet e naftës, energjisë dhe produktet ushqimore pritet te stabilizohen dhe me pas reduktohen gjatë vitit 2022, gjë që do te zvogëlojë presionin mbi kostot e prodhimit ne vend”, deklaroi guvernatori Gent Sejko.  

Për Bankën e Shqipërisë, rimëkëmbja ekonomike nuk po shoqërohet me efekte të ndjeshme në uljen e normës së papunësisë, tregues i cili mbetet larg niveleve të para pandemisë.

Banka Qendrore raporton se inflacioni, ndonëse në nivele jo shqetësuese, pësoi rritje në 3-mujorin e shkuar duke qëndruar mesatarisht në nivelin e 2.4 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos