“Bujqësia nuk është më prioritet”, Muço komenton ndërhyrjet në paketën fiskale

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 21:15 | Ekonomi
“Bujqësia nuk është më prioritet”, Muço

Klodian Muço, ekspert për ekonominë, në studion e “A2 Business” u shpreh se ndërhyrjet në paketën fiskale për sektorin e bujqësisë, e kthejnë këtë sektor në joprioritar.

“Është një ndryshim prioriteti. Nëse më parë bujqësia ka qenë sektor prioritar i bujqësisë, tani i bie që të mos jetë më i tillë”, theksoi Muço.

“Nuk e kuptoj dot se si mund të formalizohet blegtoria kur ti heq çdo rimbursim. Kur nuk ia rimburson TVSH-në, çfarë i duhet një blegtori që të ketë një numër NIPT-i? I intereson më shumë që të punojë në informalitet”, shtoi eksperti i ekonomisë.

“Paketa mbështetëse për fermerët nuk ka dalë akoma. Si ka mundësi që doli heqja e TVSH-së. Buxheti për bujqësinë është në rënie me -2,7%”, nënvizoi më tej Muço. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos