Gjyqi ndaj Shullazit, shtyhet sërish seanca

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 13:10 | Kronikë
Gjyqi ndaj Shullazit, shtyhet sërish seanca

Mosplotësimi i trupës gjykuese u bë shkak për një tjetër seancë të dështuar të gjyqit ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit në Apelin e Krimeve të Rënda.

Trupa ka mbetur me dy anëtarë pasi në 15.6.2019 është pranuar kërkesa e Shullazit për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Saida Dollani. Apeli ka vënë në dijeni Këshillin e Lartë Gjyqësor  dhe i ka kërkuar delegimin e një gjyqtari, por deri sot nuk ka asnjë përgjigje.

Nga ana tjetër, i pandehuri Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi të dorëhiqet nga çështja, pasi sipas tij është në konflikt interesi. Seanca u shty për në 25 qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos