All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Panik në Elbasan, zjarr në një pallat shumëkatësh

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 12:40 | Kronikë
Panik në Elbasan, zjarr në një pallat shumëkatësh
All - Paragraf - 1

Për orë të tëra, dhjetra banorë të një pallati shumëkatësh në qendër të qytetit të Elbasanit kanë përjetuar momente ankthi, pas një zjarri që përfshiu një apartament në katin e tretë.

Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, flakët në apartament u përhapën shpejt, ndërsa tymi u përhap thuajse në të gjithë katet e pallatit, duke krijuar ankth tek banorët.

All - Paragraf - 3

Zjarrfikëset me ndihmën e policisë arritën të evakuonin me shpejtësi banorët, ndërsa në ndihmë të tyre erdhi edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Sfidë për zjarrfikësit u bë edhe evakuimi i një vajze 8-vjeçare e cila ishte e vetme në banesë. Fatmirësisht, orët e tëra në luftë me flakët dhe tymin kaluan pa persona të lënduar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos