Gjyqi në Hagë, Krasniqi nuk ndihet mirë, kërkon të largohet

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 15:33 | Kosova
Gjyqi në Hagë, Krasniqi nuk ndihet mirë, kërkon të

Gjykata Speciale në Hagë vijoi gjyqin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dyer të mbyllura për publikun, për të tretën ditë radhazi.

Ende po shqyrtohen deklaratat e dëshmitares së parë, ndërsa në të gjithë procesin, Prokuroria Speciale ka regjistruar mbi 300 dëshmitarë. Në nisje të seancës së sotme, avokati i Rexhep Selimit, kërkoi që të pranohej si provë një kallëzim penal që u diskutua në seancën e kaluar.

Por atë e rrëzuan prokuroria dhe trupi gjykues. Ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndaj të cilëve rëndojnë 10 akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit, po e ndjekin procesin gjyqësor me prezencë fizike në Hagë dhe kanë refuzuar të gjitha pretendimet ndaj tyre.

Qëndrimi shumë i gjatë në paraburgim, për mbi 2 vite, ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të tyre. Këtë e konfirmon kërkesa e mbrojtjes së Krasniqit, që ish zëdhënësi i UÇK të largohet nga salla, pas raporton probleme shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos