All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Deklaratat e Vuçiç kundër planit të BE-së, Stano: Ujdia dhe aneksi janë gjallë, pasoja për refuzuesit

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 16:14 | Kosova
Deklaratat e Vuçiç kundër planit të BE-së, Stano:
All - Paragraf - 1

Marrëveshja pa firmë është gjallë dhe e fortë. Kështu shprehet zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, kur u pyet lidhur me qëndrimet e fundit të presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia nuk do ta zbatojë plotësisht ujdinë dhe aneksin e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Zyrtari i Brukselit përsëriti mënyrën se si palët detyrohen për implementimin e planit me 11 pika, duke theksuar se ato tashmë janë shndërruar zyrtarisht në kushte për avancimin në anëtarësim në bllokun europian.

All - Paragraf - 3

 “Kemi një marrëveshje. Kemi një përkushtim për zbatimin e të gjitha dispozitave, pazgjedhur mes tyre. Bëhet fjalë për reputacionin ndërkombëtar dhe besueshmërinë e secilës palë, pasi kjo është në rrezik nëse ato vendosin që të mos implementojnë dhe të mos përmbushin angazhimet e tyre. Kjo është diçka tepër thelbësore nëse një shtet dëshiron të shihet si partner i besueshëm nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare,” deklaroi Stano.

Stano shtoi se po ecet përpara me planin e zbatimit të marrëveshjes, duke përmendur takimin e parë mes kryenegociatorëve në Bruksel të javës së kaluar.

Pyetjes lidhur me qëndrimin Vuçiçit se Serbia nuk detyrohet të zbatojë ato pika të ujdisë që nuk i pëlqen, për njohjen de fakto të Kosovës dhe lejimin e anëtarësimit në OKB, zëdhënësi u përgjigj duke konfirmuar se BE funksionon në bazë të mirëbesimit.

“Ne vetëm mund të shpresojmë dhe të besojmë se të dyja palët do të jenë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre. Vëzhgimi i veprimeve në terren do të jetë njësia matëse kryesore e Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtar për të përcaktuar nëse ka zbatim, nëse ka avancim në implementim dhe nëse marrëveshja është gjallë ose jo. Sigurisht, do të ketë pasoja politike, dëm në reputacion dhe gjithashtu pasoja financiare."

All - Paragraf - 7

Liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, u pajtuan për marrëveshjen e normalizimit të raporteve më 27shkurt dhe për planin e zbatimit në takimin e Ohrit më 18 mars.

Pavarësisht se nuk hodhën firmë në dokumente, BE e konsideron ujdinë ligjërisht të detyrueshme.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos