
Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi janë sfidat gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ky ishte verdikti i goglave, në shortin e lirë të zhvilluar në Arenën Kombëtare. Sipas kalendarit të përcaktuar nga Federata e Futbollit, ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 mars, ndërsa takimet e kthimit në datën 13 prill.
Nga këto përballje do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, që do të luajnë për ta fituar trofeun, por edhe për të siguruar një biletë në kupat e Europës.
Me Tiranën që është shumë e shkëputur në krye, Laçi, Partizani e Vllaznia e cilësojnë Kupën si rrugën e shkurtër për arenën ndërkombëtare. Në anën tjetër, për Teutën ky trofe do të shërbente si shpëtimi i sezonit, me kampionët në fuqi që janë larg objektivave.
Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë
Partizani-Vllaznia
Teuta-Laçi (A2 Televizion)