Champions League, Inter kërkon mrekullinë, Bayern vetëm për fitore

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 11:49 | Futboll
Champions League, Inter kërkon mrekullinë, Bayern vetëm për

Champions League rikthehet me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8, ku do të përcaktohen edhe skuadrat e para çerekfinaliste. Inter do të luajë në “Anfield Road” përballë Liverpool.

Humbja 2-0 në sfidën e parë në Meazza ishte një goditje shumë e fort për zikaltërit. Ai rezultat bën që anglezët të jenë favoritë absolutë për t’u kualifikuar më tej. Megjithatë, Interi do të kërkojë mrekullinë dhe për ta realizuar, skuadra e Inzaghit duhet të japë më të mirën.

Me fitore me dy gola diferencë ndeshja do të kalonte në shtesa, pavarësisht rezultatit, ndërsa për t’u kualifikuar menjëherë italianëve u nevojitet sukses me tre gola diferencë. Në këtë pjesë, zikaltërit ndihmohen disi edhe nga heqja e rregullit të golave të shënuar jashtë fushe.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, edhe Bayern kërkon vetëm fitoren. Pas rezultatit 1-1 në ndeshjen e parë me Salzburg, bavarezët nuk mund t’i lejojnë vetes një tjetër barazim, i cili do ta komplikonte kualifikimin me shtesat apo edhe ekzekutimin e mundshëm të penalltive.

Përveçse për kualifikimin, suksesi do t’i shërbejë Bayernit për të kaluar krizën e rezultateve. Në katër ndeshjet e fundit, gjermanët kanë regjistruar dy barazime dhe fituan pa shkëlqyer në Frankfurt kundër Eintracht edhe pse u krijua ideja sikur po ruanin energjitë në kampionat, për të dhënë gjithçka në Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos