
Sot luhet dhe dueli i fundit i javës së 24-të të Kategorisë Superiore. Dinamo sfidon Skënderbeun në stadiumin e Korçës, në një sfidë ku fitorja është një detyrim për secilën skuadër.
Një ndeshje mbijetese mund të konsiderohet, pasi janë dy ekipet e fundit në tabelë dhe diferenca mes tyre është 3 pikë.
Korçarët po kalojnë një nga sezonet më të vështira pasi janë ata që mbyllin klasifikimin dhe rrezikojnë të bien në kategorinë e parë vitin tjetër.
Ndërsa te kryeqytetasit e Dinamos pavarësisht projektit gjigant që u prezantua fillimisht, klubi nuk ka dhënë fryte. Dueli Skënderbeu-Dinamo luhet sot në orën 16:45. (A2 Televizion)