Shtyhet ndeshja Skoci-Ukrainë, e vlefshme për një vend në Botëror

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 07:55 | Futboll
Shtyhet ndeshja Skoci-Ukrainë, e vlefshme për një vend në

Shtyhet për në muajin qershor ndeshja eliminatore për Botërorin e Katarit mes Skocisë dhe Ukrainës që ishte parashikuar të luhej më 24 mars në Glasgow.

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA bën me dije se kishte pranuar kërkesën e bërë nga Federata Ukrainase e Futbollit, javën e shkuar.

Fituesi i kësaj ndeshjeje që do të luhej në “Hampden Park”, do të përballet me Austrinë ose Uellsin për një vend në Kupën e Botës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Katar.

Ndërkohë, që kampionati ukrainas i futbollit ka ndalur aktivitetin që kur Rusia nisi sulmin më 24 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos