Gledis Nano “shkund” Policinë e Shtetit, lëvizin drejtuesit në qarqe

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 13:11 | Aktualitet
Gledis Nano “shkund” Policinë e Shtetit, lëvizin

Ndryshimet në Policinë e Shtetit risollën emra të cilët prej kohësh ishin harruar brenda radhëve të uniformave blu, ndonëse përgjatë viteve kanë mbajtur poste të rëndësishme. Në daljen e tij të parë publike Gledis Nano prezantoi disa prej ndryshimeve, ndërsa ato që bien në sy janë qarqet problematike si dhe zëvendësimi i drejtuesve të tyre edhe pse ishin caktuar prej pak kohësh nga ish- drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.

Lëvizjet prekën edhe drejtorin e policisë së Tiranës Rebani Jaupi, i cili shkon në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit si drejtor i rendit dhe sigurisë publike, ndërsa Ardian Çipa ish- drejtor i përgjithshëm i policisë, por edhe i krimit të organoizuar në vitin 2017 shkoi në Elbasan.

Drejtor i përgjithshëm i Policisë së shtetit, Nano tha se drejtuesit e rinj do të prezantohen menjëherë.

Këto ndryshime vijnë edhe pas skadimit të afatit 100 ditor që kryeministri Rama vuri për policinë. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos