Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, prokuroria e regjistron çështjen si vrasje

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 11:03 | Aktualitet
Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë, prokuroria e regjistron

Teksa hetimet janë duke vijuar në lidhje me vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës, Prokuroria e ka regjistruar këtë çështje për veprën penale të vrasjes.

4 turistët rusë, të afërm me njëri-tjetrin u gjetën pa shenja jetë në shezlongët e pishinës së brendshme të një hoteli.

Grupi i turistëve mbërriti më 10 tetor në vendin tonë, ndërsa vizituan disa pika turistike. Prenotimin në hotelin e Qerretit e kishin bërë më herët, ndërkohë akomodimi i tyre u bë mbrëmjen e së premtes.

https://a2news.com/2021/10/17/vdekja-e-4-turisteve-ne-kavaje-reagon-ambasada-ruse/

Sipas dëshmive të punonjësve të hotelit ata kishin kërkuar të përdornin saunën e cila ndodhet në katin e nëndheshëm të biznesit. Natalia,Sergei vajza e tyre Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i saj Nikita Belousov ende nuk dihet nëse kanë përdorur saunën, ndërsa trupat e tyre të pajetë u gjetën disa metra më tutje në afërsi të pishinës së brendshme nga punonjës të hotelit.

Për ngjarjen është vënë në dijeni dhe ambasada ruse, ndërsa përfaqësues të saj u paraqitën në mjekësinë ligjore për të mësuar më shumë mbi humbjen e jetës së 4 turistëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos