Milot Rashica, futbollisti të cilin e “qajnë” ende të Shqipëria, është rikthyer fuqishëm pas dëmtimit në fillim të këtij sezoni.
Ylli i Kosovës ka shënuar sërish me Werder Bremen, këtë herë në Kupën e Gjermanisë ndaj skuadrës së Heidenheim, nga kategoria e dytë.
Rashica shënoi një gol mjaft të bukur, duke lëshuar një goditje perfekte nga jashtë zonës.
Ky ishte goli i tretë për Rashicën këtë sezon. (A2 Televizion)