
Fushata ka qenë thellësisht politike dhe ka cenuar zgjedhjet e qytetarëve duke e bërë të vështirë procesin. Kështu deklaroi kryevëzhguesja e OSBE-ODIHR Audrey Glover në konferencën e parë për media për zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas saj, shqetësim ka qenë respektimi i kodit zgjedhor, pavarësia e medias dhe punësimi në administratë.
“Shqetësimi ynë është se ka pasur problem në respektimin e kodit zgjedhor. 50% e votuesve nuk kanë marrë pjesë në votime. Zgjedhjet janë administruar nga KQZ i cili pas ndryshime është ndarë në 3 trupa që janë marrë me administrimin. Në disa raste janë plotësuar vendet bosh nga anëtarët. Liderët e partive kanë lëshuar akuza ndaj njëri-tjetrit. Fokusi kryesor nuk ka pasur debat mes njëri-tjetrit, por përmes rrjeteve sociale ka çështje që i kemi kushtuar vëmendje të veçantë. Ka pasur ndërhyrje sa i përket punës së medias për të ndikuar te pavarësia e tyre editoriale, mbulimin e fushatës zgjedhore dhe raportimin e lajmeve nga disa media dhe kjo ka ndikuar në dezinformin. Media nuk mund të ndalohet në zgjedhje. Ne kemi qenë të shqetësuar në lidhje me votimin elektronik ende nuk është shtrirë. Punësimet në administratë publike kanë qenë një tjetër shqetësim yni që mund të kenë ndikuar në votën për partinë në pushtet.
Votuesit do të duhet të zgjedhin kandidatin më të mirë për komunitetin e tyre. Duhet të ngrenë shqetësime për këtë komunitet. Fushata u fokusua te partitë dhe jo çështjet që kanë rëndësi për lokalitetin e tyre. Fushata ka qenë thellësisht politike, ka cenuar zgjedhjet e qytetarëve duke e bërë të vështirë. Do të kemi një raport përfundimtar, do të kemi 3 muaj kohë dhe do të përfshijmë të tjera rekomandime”. (A2 Televizion)