Gnabry dhe Coman kthejnë Bayern në krye të Bundesligës

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 17:35 | Futboll
Gnabry dhe Coman kthejnë Bayern në krye të Bundesligës

Bayern Munchen rikthehet të fitorja dhe në kryesimin e Bundesligës.

Në javën e 30, përballë Hertha Berlin, ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel arriti një fitore të pastër 2-0, në një takim që e dominoi nga fillimi në fund.

Ishte Gnabry, i asistuar nga Kimmich, ai i cili në minutën e 69 zhbllokoi sfidën, ndërsa Coman vetëm 10 minuta më pas realizoi golin e dytë për vendasit.

Bayern tashmë kryeson me 62 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos