Salernitana i shtyn Napolit festën e titullit

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 17:02 | Futboll
Salernitana i shtyn Napolit festën e titullit

Napolit i duhet të presë edhe disa ditë për të zyrtarizuar titullin e tretë kampion në historinë e tij.

Ndaj Salernitanës duhej fitorja, por ekipi i drejtuar nga Luciano Spalleti nuk shkoi më shumë sesa një barazim 1-1, duke shtyrë festën e titullit që ishte përgatitur në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Në minutën e 62, Olivera kaloi në avantazh vendasit, por Dia barazoi rezultatin në minutën e 84.

Gjithsesi, në 6 ndeshjet e mbetura, Napolit i mjafton vetëm 1 pikë për të zyrtarizuar titullin, pasi ka 18 pikë avantazh ndaj Lazios së vendit të dytë, që sot u mposht 3-1 nga Interi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/30/inter-permbys-lazion-dhe-arrin-vendin-e-katert/

A2 CNN Livestream

Latest Videos