Goditet me mjete të forta në rrugë kryebashkiaku në Torino

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 11:50 | Bota
Goditet me mjete të forta në rrugë kryebashkiaku në Torino

Kryetari i bashkisë së Giaveno-s në Torino të Italisë është plagosur rëndë, pasi është sulmuar nga një i panjohur dhe u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje pak para mesnatës në rrugët e qytetit, teksa Carlo Giacone është goditur disa herë në kokë me një mjete të forta. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Rivolit në Torino dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë se ai ka pësuar disa fraktura të kafkës, por prognoza është e rezervuar.

Disa kalimtarë vunë re se çfarë po ndodhte dhe ulërimat e tyre bënë që krimineli të arratisej. Giacone u shpëtua menjëherë, ai është i vetëdijshëm, por mjekët e mbajnë prognozën konfidenciale. Ndërkohë karabinierët e Giaveno kanë nisur hetimet për identifikimin e agresorit dhe motivin e episodit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos