Një ditë pas përplasjes vdekjeprurëse që vrau 151 njerëz në Seul, zona e Itaewon duket e qetë. Në këtë lagje nisi fatkeqësia në një rrugicë të ngushtë.
151 persona humbën jetën në një përplasje në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa 82 të tjerë të plagosur. Ndër viktimat janë 19 shtetas të huaj, thanë shërbimet e urgjencës
Bllokimi i njerëzve ndodhi kur turma të mëdha u mblodhën në Itaewon, një zonë e njohur e jetës së natës, për Halloween.
Shumica e viktimave ishin adoleshentë dhe të rritur në të 20-at e tyre, tha shërbimi zjarrfikës.
Kjo ishte ngjarja e parë e Halloween pa maska në natyrë që nga pandemia. (A2 Televizion)






