Grabitja me armë në Tiranë, mbeten në burg 6 persona, mes tyre një punonjës banke

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 13:55 | Kronikë
Grabitja me armë në Tiranë, mbeten në burg 6 persona, mes

Gjykata e Tiranës lë në burg gjashtë persona të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e “vjedhje me armë” në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet.

Në qeli do të qëndrojnë Spartak Qoku, Petro Sava, punonjës banke, Andi Kraja, Aleks Kala, gardist i pezulluar, Emel Hajdaraj dhe Kludio Metaj.

Ata dyshohet se me armën e shërbimit të gardistit Kala tentuan të grabisin banesën e një të njohuri të tyre, me të cilin u përleshën. Hetimi zbuloi se qëllimi i grabitjes ishte një sasi kokaine që mendohej se ndodhej në banesën e të dëmtuarit.

Ngjarja ndodhi në 22 maj, por nuk është kallëzuar menjëherë në polici, por të nesërmen, pasi i zoti i shtëpisë mori një telefonatë anonime ku iu tha: "Unë jam terrori i mëngjesit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos