
Një person është vënë në pranga nga policia në Fier për kultivim kanabisi, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj kryeplakut të fshatit Grykë.
Policia bën të ditur se në tokën në administrim të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. G., 35 vjeç, banues në Dërmënas si autorë i dyshuar i mbjelljes së fidanëve.
Gjithashtu, u procedua penalisht për moskallëzim krimi, kryeplaku i fshati Grykë, shtetasi T. Ç., 58 vjeç, si edhe u procedua për shpërdorim detyre inxhinieri i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Fier. (A2 Televizion)