Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me 5 ndeshje pezullim mbrojtësin e Laçit Erhun Obanor.
Në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, Obanor goditi me shkelm pas përfundimit të ndeshjes Markun e Vllaznisë.
Në një postim në rrjetet sociale, mbrojtësi i Laçit pretendon se është ofenduar me fjalë raciste gjatë gjithë takimit nga futbollisti shkodran. Megjithatë, ky pretendim i tij nuk është marrë parasysh nga ana e Komisionit të Disiplinës. (A2 Televizion)