Gol shqiptar në Champions League, Xhixha shënon në fitoren inekstremis të Qarabag

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 19:31 | Futboll

Në pritje të sfidës së mbrëmjes në “Air Albania”, ku Partizani do të presë kampionët bjellorusë të Bate Borisov për sfidën e raundit të parë kualifikues në Champions League, goli i parë shqiptar është regjistruar në Gjibraltar.

Aty kampionët vendas të Lincoln Red kanë pritur në sfidën hapëse azerbajxhanasit e Qarabag, ku si titullar në fushë ka zbritur sulmuesi shqiptar Redon Xhixha.

24-vjeçari që ka luajtur me Laçin dhe Tiranën në kampionatin vendas ka shënuar golin e barazimit për azerët në minutën e ’58 të ndeshjes, pasi vendasit kryesonin që nga minuta e ’25 me një gol të Gomez.

Sfida u mbyll me fitoren e Qarabag me rezultatin final 1-2, pasi azerët shënuan golin e fitores në limitet e kohës shtesë me Benzia, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos