Goli i Jasir Asanit në ndeshjen e djeshme përballë Moldavisë ku Shqipëria fitoi 2-0, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s. Kjo gjuajtje e cila përfundoi në rrjetë është klasifikuar në listën për golin më të mirë gjatë fazës së tretë të ndeshjeve në grupe.
Ai është në garë me golin e Elif Elmas ndaj Ukrainës, golin e Grant Leon Ranos ndaj Uellsit dhe golin e Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Çmimin e fiton ai që merr më së shumti vota nga tifozët. Të gjithë mund të votojnë në faqen zyrtare të UEFA-s. (A2 Televizion)
